75 Mall Live Search
14:21 / E Enjte, 08 Janar 2026 / Gj Sh

Gjendet personi i raportuar i zhdukur, Riza (Rrustem) Thaqi!

Duke iu falënderuar bashkëpunimit të qytetarëve, është gjetur personi i raportuar si i zhdukur – Riza (Rrustem) Thaqi, nga Prizreni.

Më 25.12.2025, familjarët e tij e raportuan si të zhdukur që nga 23.12.2025. Hetuesit e Sektorit të Hetimeve Rajonale në Prizren, pas pranimit të informatës, ndërmorën menjëherë veprime të vazhdueshme në terren për ditë të tëra, por pa rezultat.

Pas publikimit të fotografive të tij, me autorizim të prokurorisë, në faqen zyrtare si “Person i zhdukur”, falë informacioneve të ofruara nga qytetarët u arrit të lokalizohej vendndodhja e tij.

Personi është marrë nga ana e policisë dhe i është dorëzuar familjarëve.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren falënderon të gjithë qytetarët për ndihmën dhe informatat e ofruara lidhur me rastin.