75 Mall Live Search
17:02 / E Martë, 13 Maj 2025 / k.v

Gjendet personi i zhdukur në Kllokot, lokalizohet në zonë pyjore pranë kufirit me Serbinë

Është lokalizuar dhe gjetur personi që ishte raportuar si i zhdukur një ditë më parë në komunën e Kllokotit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili bëri të ditur se gjetja e personit u bë falë bashkëpunimit të ngushtë mes Policisë së Kosovës dhe pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

“Sot në orët e pasdites, personi i zhdukur është gjetur në një zonë pyjore në fshatin Kokaj, afër vijës kufitare Kosovë–Serbi. Menjëherë pas lokalizimit, ai është trajtuar nga ekipet mjekësore dhe gjendja e tij shëndetësore vlerësohet si stabile dhe e mirë,” tha Osmani.

Policia e Kosovës ka falënderuar të gjitha njësitë e angazhuara në operacion, si dhe qytetarët që ofruan informacione të vlefshme për gjetjen e tij./IndeksOnline/