75 Mall Live Search
10:51 / E Shtunë, 12 Qershor 2021 / OSH

Gjendet “Range Rover Evoque”, i vjedhur mbrëmë në “Albi Mall”

Vetura e vjedhur mbrëmë e tipit “Range Rover Evoque” është gjetur para pak minutash.

Menjëherë pas raportimit të IndeksOnline, një qytetar mësohet të ketë njoftuar për rastin në fjalë.

“Po vetura është gjetur. Më ka thirrë një njeri dhe më ka tregu, tash jemi duke e pritë policinë për me hetu rastin”, ka thënë pronarja e kësaj makine për IndeksOnline.

Vlen të përmendim faktin se ditëve të fundit dukshëm është rritur numri i vjedhjeve në ventin tonë./IndeksOnline/