Gjendet ‘Range Roveri’ i vjedhur në Ferizaj

Policia e Kosovës ka arritur ta gjejë një veturë të vjedhur në fshatin Dardani të Ferizajt.
Bëhet e ditur se sot rreth orës 16:00 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në fshatin Koshare të Ferizajt është një veturë e braktisur.
“Hetuesit rajonal menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë identifikuar veturën “Range Rover” me targa vendore, e cila ishte vjedhur me datën 23.10.2024 rreth orës 03:05 në fshatin Dardani të Ferizajt.
Si provë materiale vetura është sekuestruar, deri sa të përfundojnë procedurat e ekzaminimit nga krimteknikët rajonal dhe kthimit të pronarit të saj, kurse policia është në kërkim të personave të dyshuar për rastin ” Vjedhje e rëndë” që ka ndodhur me datën 23.10.2024 në fshatin Dardani të Ferizajt”, thuhet në njoftimin e policisë./Indeksonline/