75 Mall Live Search
12:04 / E Premte, 25 Dhjetor 2020 / k.v

Gjendet revolja me tetë fishekë në parking

Një person ka njoftuar policinë se të enjten në mëngjes, në një parking të veturave në rrugën “Isa Boletini” në Prishtinë, ka gjetur një armë zjarri.

Njësitë relevante kanë dal në vendin e ngjarjes dhe aty kanë gjetur dhe konfiskuar një revole, një karikator me tetë fishekë.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me rastin./IndeksOnline/