75 Mall Live Search
00:01 / E Hënë, 28 Prill 2025 / FR

Gjendet shëndosh e mirë 8-vjeçari nga Gjilani

IndeksOnline ka mësuar se është gjetur shëndosh e mirë 8-vjeçari i zhdukur gjatë ditës së sotme në Gjilan.

Shoqata për Kërkim Shpëtim para disa orëve njoftoi se ka nisur një operacion për gjetjen e Alpit.

“Ekipet tona janë të angazhuara në terren dhe po punojnë intensivisht në bashkëpunim me autoritetet lokale dhe komunitetin për lokalizimin sa më të shpejtë të fëmijës”, thuhet në njoftim.

“Ftojmë qytetarët që kanë ndonjë informacion të vlefshëm të kontaktojnë autoritetet përkatëse ose Shoqatën tonë në numrin emergjent: 045-112-102. Çdo informacion mund të jetë i rëndësishëm!”./IndeksOnline/