Gjendet substancë e dyshimtë në Shtëpinë e Bardhë, rezulton pozitive për kokainë

Shtëpia e Bardhë është evakuuar përkohësisht të dielën mbrëma teksa presidenti amerikan Joe Biden ishte në Kampin David pasi që Shërbimet Sekrete kishin gjetur një substancë pluhur të dyshimtë e cila pas testeve doli pozitive për kokainë kanë thënë dy zyrtarë të martën
Agjentët e shërbimeve sekrete ishin duke bërë kontrollën rutinore të së dielës ku gjetën një substancë pluhur të bardhë në një zonë ku lejohen edhe vizitorët me guida, raporton The Associated Press.
Zona është evakuuar në orën 8 e 45 të mbrëmjes të dielën ku ekipet përkatëse kanë marrë substancën dhe e kanë testuar. Testet e substancës rezultuan pozitive për kokainë ndërsa Shtëpia e Bardhë më pas u rihap.
Biden dhe familja e tij kishin shkuar në Kampin David të premten ku kanë qëndruar deri të martën.