12:45 / E Premte, 19 Janar 2018 / indeksADMonline

Gjendet trupi i pajetë i 88-vjeçarit që ra në Erenik

Një person që u hodh në lumin “Erenik” të Gjakovës, është gjetur sot pas kërkimeve dy javëshe nga ekipi i FSK-së.

“Pas një pune intensive sot me datën 19.01.2018, në ora 11:50, ekipi i FSK-së arriti të nxjerrë nga uji trupin e pajetë të personit M.H., kosovar/shqiptar i moshës 82 vjeçar nga Gjakova”, thuhet në komunikatën e Policisë së Gjakovës, transmeton Indeksonline.

Trupi i të ndjerit është gjetur përafërsisht rreth dy kilometra nga vendi i ngjarjes.

Njësitet e FSK-së nuk pushuan së kërkuari në asnjë moment për 14 ditë rresht, të përkrahur kohë pas kohe edhe nga njësiti i zhytësve nga Mitrovica dhe ekipi i zjarrfikësve nga Gjakova.

Trupi i pajetë, sipas policisë, është gjetur në afërsi të fshatit Bishtazhin, te e ashtuquajtura “Ura e Telit”./Indeksonline/