Gjendet trupi i një kali të vdekur në një vend antik
Në një vend antik në Itali është gjetur trupi i një kali të vdekur.
Ky zbulim nga arkeologët është bërë në parkun arkeologjik të Pompeit në një vilë të lashtë, transmeton Indeksonline.
Kreu i parkut Massimo Osanna i tha mediave italiane se vila i përkiste një oficeri të lartë ushtarak në kohën e lashtë romake.
Qyteti i Pompeit u shkatërrua në vitin 79 pas Krishtit nga një shpërthim vullkanik./Indeksonline/