08:31 / E Enjte, 22 Qershor 2023 / MSH

Gjendet trupi i një personi në Liqenin Akumulues, dyshohet se është pa shenja jete

Mëngjesin e sotëm, një person është nxirrur nga Liqeni Akumulues i Mitrovicës.

Disa qytetarë, bashkë me Policinë e Kosovës, kanë arritur të tërheqin trupin e një personi, që dyshohet të jetë pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes raportohet të ketë arritur edhe autoambulanca, e cila ka bartur drejt spitalit personin në fjalë.

Indeksonline ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje mbi rastin por që akoma nuk ka marrë përgjigje.