08:38 / E Hënë, 04 Qershor 2018 / indeksADMonline

Gjendet trupi i pajetë i 20 vjeçarit shqiptar

Është gjetur të dielën trupi i pajetë i 20-vjeçarit nga Shqipëria Xhorxhi Seferit, i mbytur më datë 19 maj në “Shpellën e Pëllumbasit”.

Policia njofton serreth orës 15.00 të së dielës, rreth 1 kilometër larg nga vendi ku ndodhi ngjarja, është gjetur trupi i pajetë i 20-vjeçarit.

Pavarësisht kërkimeve intensive për një javë rresht nga Polumbarët e Reneas dhe një grup punonjësish të Stacionit të Policisë Farkë në terren shumë të vështirë nuk u bë e mundur gjetja e trupit të 20 vjeçarit, shkruan TCH.

Kërkimet nuk u ndërprenë, por çdo ditë dy Polumbarë të Reneas dhe disa punonjës Policie të Farkës kanë krehur shtratin e Lumit.

Rreth 1 km më poshtë vendit ku dyshohej se ishte mbytur, Polumbarët e Reneas vendosën një rrjetë pritëse me qëllim pengimin e trupit për të mos e marrë rrjedha e lumit. Gjatë ditëve të kërkimit u devijua pothuaj 1/3 e rrjedhës së lumit.

Sot rreth orës 15:00, në vendin ku Polumbarët kishin vendosur rrjetë pritëse, dy Polumbarë të Reneas kanë gjetur trupin e viktimës.