75 Mall Live Search
16:29 / E Diele, 22 Maj 2022 / AR

Gjendet trupi i pajetë i qytetarit që ra në lumë në Klinë

Është gjendur trupi i pajetë i një qytetari që mëngjesin e sotëm ka rënë në lumë në fshatin Deiq të Klinës.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka bërë te ditur se trupi është gjetur 500 metra larg nga vendi ku peshkatarët e kishin parë duke rënë.

Gashi ka thënë se mjeku ka konstatuar vdekjen e tij dhe trupi i të ndjerit është dërguar për oduksion./Indeksonline/