Shkelet këmbësorja në dalje të Prishtinës, lëndohet rëndë
Mbrëmë rreth orës 3:40 të mëngjesit ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë.
Një makinë e tipit “Audi” ka goditur këmbësoren, e cila si pasojë e aksidentit ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Milloshevë.
“Rreth orës 03:40 e kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, saktësisht në fshatin Milloshevë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një automjet i tipit Audi. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për tretman mjekësor. Më rastin po merret njësiti i trafikut të cilët kanë shoqëruar në stacionin policor ngasësin e automjetit” është shprehur Ahmeti./Indeksonline/