22:20 / E Mërkurë, 25 Korrik 2018 / indeksADMonline

Gjendet ujë në Mars, shkencëtarët japin sinjale për jetesë në këtë planet

Një liqen nëntokësor është zbuluar në Mars për herë të parë në një zbulim të rëndësishëm që rrit mundësinë e jetës jashtë-tokësore.

Rezervuari,  i cili përfshin 20 kilometra dhe është varrosur 1.6 kilometra nën tokë, u zbulua nga shkencëtarët duke përdorur radarë për të hetuar shtyllën e akullt të planetit.

Megjithëse në formë akulli, shkencëtarët besojnë se uji mbahet në formë të lëngët si një shëllirë e kripur, transmeton Indeksonline.

Zbulimi është prova e parë e një uji të lëngët në Mars- dhe një shkencëtar i mjedisit thotë se është ideale për rritjen e jetës mikrobike.

Ekspertët thanë se gjetja “mahnitëse” mund të jap provën e parë të jetës jashtë Tokës dhe do të shërbejë si një objektiv kyç për misionet e ardhshme në planetin e kuq, potencialisht duke ofruar një burim kyç për vendbanimet e ardhshme njerëzore./Indeksonline/