Gjendet vajza e raportuar si e zhdukur në Gjakovë
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë njofton opinionin publik se, pas publikimit më datë 18.02.2026 të kërkesës për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat, personi i raportuar si i zhdukur është lokalizuar.
Policia e Kosovës shpreh falënderim të sinqertë për të gjithë qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke ritheksuar rëndësinë e raportimit me kohë dhe të bashkëpunimit të vazhdueshëm me institucionet e rendit.
Mbetemi të përkushtuar në garantimin e sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve./IndeksOnline/

