09:56 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Gjendet valixhja e gazetarit azer, e cila ”humbi” pas ndeshjes, Kosovë – Azerbajxhan

Pas ndeshjes së djeshme, Federata e Futbollit të Kosovës njoftoi për një incident të vogël.

Një gazetarit azer i kishte humbur valixhja, e cila përmbante gjëra personale dhe mjete identifikimi.

Por, tani, zyrtari i FFK-së, Arianit Ahmeti, në një prononcim për IndeksOnline, ka konfirmuar se valixhja e tij është gjendur pas mesnate, shkruan IndeksOnline.

Sipas Ahmetit, ka ndodhur një ngatërresë, por pas vëzhgimit në kamera, valixhja e gazetarit azer është gjendur.

Më pas, për këtë janë njoftuar zyrtarët azer, të cilët janë kthyer për ta marrë valixhen.

Në fund, zyrtarët e Federatës kosovare janë falënderuar nga krerët e futbollit të Azerbajxhanit për këtë ndihmë./IndeksOnline/