75 Mall Live Search
11:21 / E Diele, 10 Prill 2022 / MSH

Gjendet varrezë masive pranë Kievit, dhjetëra të vdekur

Ukraina thotë se ka zbuluar një tjetër varrezë masive pranë Kievit, pasi forcat ruse u tërhoqën nga zonat në veri të kryeqytetit, për të fokusuar sulmin e tyre në lindje.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, një zyrtar në fshatin Buzovë tha se trupat e dhjetëra civilëve u gjetën në një kanal pranë një pompe karburanti.

Nuk ka asnjë konfirmim të pavarur, por një numër varresh masive janë gjetur deri më tani në zonat përreth Kievit.

Ushtria ruse e kishte pushtuar zonën për javë të tëra ndërsa rrethonte kryeqytetin ukrainas.

Ka pasur një dënim ndërkombëtar për Rusia, me dyshimet për krime lufte. 

Moska mohon të ketë shënjestruar civilët.