20:43 / E Shtunë, 13 Tetor 2018 / indeksADMonline

Gjendet vetura e personave që plaçkitën dje terminalin doganor në Merdarë

Indeksonline raportoi dje se katër persona të maskuar dhe me armë kanë plaçkitur një bankë në terminalin doganor të Mërdares.

Në një video me pamje ekskluzive të siguruar nga portali, shiheshin personat me kallashë e sopata në duar brenda objektit.

Indeksonline mëson se vetura me të cilët të dyshuarit u larguan nga vendi i ngjarjes e tipit Opel Vectra, është gjetur para disa minutash në fshatin Kaqanollë.

Me të gjetur veturën, ekipet policore dhe forenzika kanë dal në teren. Tani mbetet të dalin rezultatet e forenzikës nëse ndonjëri nga të dyshuarit ka lënë gjurmë në veturë.

Dje po ashtu, grupi i të dyshuarve me të dal nga terminali doganor është përballë me një polic kufitar që po qarkullonte me motor, e të cilin e kanë sulmuar.

Vlen të ceket se ky grup për dy muaj ka kryer tri raste të vjedhjeve me kallashë e armë të ndryshme të rrezikshme në komunën e Podujevës.

Vjedhjen e parë e kanë kryer në rrugën “Zahir Pajaziti”, kurse herën e dytë vodhën në një shtëpi në fshatin Sekiraqë, ku edhe kanë shtënë me armë zjarri.

Kështu, të dyshuarit janë kthyer në rrezik për banorët, të cilët po ndjehen të kërcënuar nga persona në fjalë. /Indeksonline/