75 Mall Live Search
14:39 / E Hënë, 16 Shkurt 2026 / KV

Gjendet vetura e vjedhur në Prishtinë, arrestohet një person i dyshuar

Gjatë ditës së sotme është raportuar një rast i vjedhjes së një veture në Prishtinë. Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme operative për lokalizimin e mjetit dhe identifikimin e të dyshuarit.

Njësitet policore nga Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit, kanë arritur të identifikojnë dhe të ndalojnë veturën e raportuar si të vjedhur, si dhe të arrestojnë një person të dyshuar lidhur me rastin.

Në koordinim me prokurorin e Shtetit, është iniciuar rasti ‘vjedhje’, ndërsa personi i dyshuar, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.