75 Mall Live Search
15:12 / E Premte, 03 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Gjendet Viktorija Gojani, e zhdukur para disa ditësh

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka bërë të ditur se është gjendur Viktorija Gojani.

Pas publikimit tё kёrkesёs pёr bashkёpunim me ndihmёn e qytetarёve ёshtё arritur qё tё gjindet pёrsoni i shpallur i zhdukur:

•           VIKTORIJA (Gjergj) GOJANI  e lindur me 10.05.2003  në Beograd-Serbi.

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё i falënderon tё gjithё qytetarët pёr ndihmën e dhёnё nё gjetjёn e personit tё zhdukur dhe i inkurajon ata pёr bashkёpunim edhe nё tё ardhmen.

Personi i gjetur ёshtё shoqёruar nё Stacionin Policor nё Pejё, e njëjta gjatё intervistimit ka deklaruar se ёshtё duke bashkëjetuar me tё dashurin e saj, ajo deklaron se nuk ka pasur ndonjë presion, e njëjta me vetё deshirё ёshtё kthyer ta bashkëjetoj me tё dashurin e saj.

Pёr tё gjithё veprimet e marra ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit.