17:44 / E Mërkurë, 17 Janar 2018 / indeksADMonline

Gjendet vrima e zezë sa katër diej në Galaktikën e Qumështit

Sjellja e çuditshme e një ylli ndihmoi astronomët të gjejnë një vrimë të zezë ‘të vetmuar’ katër herë në masë të Diellit që fshihet në Rrugën e Qumështit.

Lëvizja e jashtëzakonshme e yllit u shkaktua nga një vrimë e zezë e vetmuar.

Është hera e parë që shkencëtarët kanë parë një vrimë të zezë në masë, duke zbuluar tërheqjen e saj gravitacionale në një tjetër objekt.

Astronomët u habitën fillimisht kur panë një yll 16.300 vite dritë nga dielli ynë duke u hedhur prapa dhe përpara me shpejtësi disa qindra milje në orë.

Ata më vonë gjetën se kjo lëvizje e jashtëzakonshme u shkaktua në të vërtetë nga një vrimë e zezë e vetmuar, katër herë në masë të diellit.

“Ishte rreth orbitës diçka që ishte krejtësisht e padukshme, e cila kishte një masë më shumë se katër herë Dielli-kjo mund të ishte vetëm një vrimë e zezë!”, tha autori kryesor Benjamin Giesers nga Universiteti Georg-August në Göttingen.

Për shkak të masave të tyre të mëdha dhe moshave të mëdha, mendohet se këto grupime kanë prodhuar një numër të madh vrimash të zeza në masë.