Gjendja aktuale e energjisë/ KOSTT-i thërret një konferencë shtypi
Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu – KOSTT, ka ftuar një konferencë shtypi, për të sqaruar gjendjen aktuale të sistemit elektroenergjetik të Kosovës.
Konferenca është njoftuar të fillojë në orën 15:00, raporton IndeksOnline.
Sipas KOSTT-it, pikat kryesore që do të adresohen në këtë konferencë janë: rritja e konsumit krahasuar me vitin e kaluar, ngarkesa maksimale e arritur dhe rreziku i mundshëm i reduktimeve në rast të mbingarkesës.
Nga KOSTT-i pritet t’u bëhet apel qytetarëve, institucioneve dhe bizneseve, që të ulin konsumin e energjisë elektrike dhe të zhvendosin konsumin jashtë orëve të pikut.
KOSTT-i paralajmëron se ngarkesa pritet të rritet në ditët më të ftohta.

