Gjendja e fushës së “Fadil Vokrrit” disa ditë para ndeshjes me Danimarkën
UEFA ka kërkuar që të përmirësohet fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” para fillimit të ndeshjeve eliminatore për Euro 2020.
FFK ka vendosur që ndeshja e cila ishte e paraparë të luhet këtë fundjavë në mes të Prishtinës dhe Flamurtarit të luhet me 27 mars që të mos dëmtohet më shumë fusha, shkruan Indeksonline.

Megjithatë duket se gjendja e fushës katër ditë para ndeshjes është e mirë dhe është përmirësuar dukshëm.

Kosova zhvillon ndeshje miqësore kundër Danimarkës të enjten me 21 mars derisa me 24 mars pret Bullgarinë për ndeshjen kualifikuese për Euro 2020. /IndeksOnline/

