75 Mall Live Search
10:10 / E Mërkurë, 02 Prill 2025 / k.v

Gjendja e këmbësores së aksidentuar në Qyshk të Pejës mbetet e rëndë

Gjendja shëndetësore e këmbësores që u aksidentua pasditen e djeshme në Qyshk të Pejës vazhdon të jetë e rëndë, transmeton IndeksOnline. 

Sipas Klinikës Intensive të QKUK-së, mjekët ende janë në fazën e stabilizimit të gjendjes së saj.

Nga ana tjetër, shoferi që ka shkaktuar aksidentin është arrestuar. Ai është një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes. 

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë ende në vazhdim./IndeksOnline/