Gjendja e mjerueshme e rrugës për në shkollën “Mihal Grameno”, në Fushë-Kosovë
Në rrugën “Tahir Zemaj” në Fushë-Kosovë gjendet aneksi i dytë i shkollës fillore të mesme të ulët “Mihal Grameno”.
Nxënësit që vijojnë procesin mësimor në këtë shkollë çdo ditë po përballen me një problem shqetësues: infrastruktura.
Në disa fotografi të dërguara në redaksinë e IndeksOnline shpërfaqet gjendja e rrugës së vetme që të çon për në shkollë, e cila është e shkatërruar.
Në kushte atmosferike si këto të ditës së sotme, me shumë shi, nxënësit duhet të shkojnë në këmbë nëpër lloçin e rrugës së prishur.
Prindërit janë të shqetësuar nga gjendja e rrugës, e cila çdo ditë e më shumë po dëmtohet.
Më poshtë pamje./IndeksOnline/





