09:25 / E Mërkurë, 03 Shkurt 2021 / A. M.

Gjendja e Naim Tërnavës, pas një intervenimi kirurgjik në Turqi

Myftiu i Kosovës Naim Tërnava, i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik në Turqi, të cilën e ka kaluar me sukses.

Tërnava i është kthyer aktiviteteve duke e ushtruar detyrën e tij.

Kështu tha për Klan Kosovën sekretari i Bashkësisë Islame të Kosovës Ahmet Sadriu.

“Myftiu para disa ditësh ka pasur një intervenim të lehtë kirurgjik, të cilin e ka kaluar me sukses. Myftiu i është kthyer normalitetit dhe është duke ushtruar detyrën e tij”.