75 Mall Live Search
14:14 / E Diele, 10 Janar 2021 / Blerim

Gjendja e përgjithshme pas vërshimeve/Agjencia e Menaxhimit Emergjent, flasin për IndeksOnline

Bazuar në vlerësimin e përgjithshëm të gjendjes në terren, pas reshjeve të shumta të shiut, ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka kërkuar nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (AME) ngritjen e nivelit të Gatishmërisë në Nivel Kombëtar.

Pas ngjitjes së gjendjes së gatishmërisë, AME është duke koordinuar të gjitha veprimet operacionale me shtabet komunale dhe ka ndërhyrë në disa zona të prekura.

Për të gjitha veprimet që ka marrë Agjencia për Menaxhim të Emergjencave, ka folur ekskluzivisht për IndeksOnline, Nehat Koqinaj,  përgjegjës për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Marrëdhënie me Publikun në AME.

Ai ka thënë se si pasojë e të reshurave të shiut dhe borës në ditët pasuese, në raportet e datës. 10.01.2021 deri në ora 13:00,  shprehimisht reflektohet se ka qetësim të situatës nga vërshimet në të gjithë territorin e Republikës.

Ja gjendja e përgjithshme në të gjithë territorin e Kosovës sipas Agjencisë për Menaxhim të Emergjencave.

Rajoni i Prishtinës

Komuna e Prishtinës, gjendja është paraqitur si me poshtë;  Vërshime nga të reshurat e shiut në barakat e banuara,  prapa Klinikës së Gjinekologjisë – QKUK.

Komuna e Drenasit:

Sipas informatave të marruara nga DSHPE– Drenas, gjendja në komunë paraqitet si në vijim

· Vërshime në fshatrat Poklek, Krajkovë, Vërshime në shtëpi banimi në fsh. Tërstenik,  vërshime në rrugë dhe oborre të shtëpive në fshatin Shtrubullovë, vërshim nëpër  rrugë toka pjellore dhe në disa oborre të shtëpive të banuara  në fshatin Komoran, Llapushnik, Qikatovë, Zabel i Ulët, Kizhnarekë dhe Nekovc.  Vërshime nëpër rrugë dhe oborre të shtëpive  dhe lokaleve afariste në  qytetin e Drenasit.

· Vërshim dhe dëmtim i fermës së pulave në fshatin Orllat

Komuna e Lipjanit: Sipas informatave të marruara nga DSHPE –Lipjan, gjendja në komunë paraqitet si në vijim:

·Vërshim i rrugës në fshatin Magure. Vërshim në një shtëpi banimi në Dobrajë

Komuna e Fushë Kosovës: Sipas informatave të marra nga DSHPE – Fushë Kosovë, gjendja në komunë paraqitet si në vijim:

· Vërshim i rrugës  Rr.“Selim Grajqefci”,  “ Tahir Zemaj” vërshim i podrumeve  të shtëpive në Sllatinë të Madhe Rr. “Xhelbzaku”, vërshim në shtëpi banimi në Miradi e Epërme. Bllokim i kanalizimeve në fshatin Henc. :

Komuna e Obiliqit: Sipas informatave të marra nga DSHPE – Obiliq, gjendja në komunë paraqitet e qetë nuk ka pasur vërshime:

Komuna e Podujevës: Sipas informatave të marra nga DSHPE – Podujevë, gjendja në komunë paraqitet si në vijim :

· Vërshime në rrugë në fsh. Bellopojë.

Rajoni i Prizrenit

·Komuna Prizren – Informohemi se në ditën e sotme kanë njësitë reaguese kanë intervenuar në lagjen Ortakoll në podrumin e qendrës tregtare “Super Viva” dhe për momentin janë në fshatin Romaje, ku në dy shtëpi banimi uji ka hyrë në podrumet e tyre.

· Komuna Suharekë- Një prrockë kishte dalë nga shtrati kishte vërshuar një lagje në fshatin Duhël dhe ekipi i NJPZHSH me pompa kishte tërhequr nivelin e ujit. Për momentin nuk kanë raste të tjera të lajmëruara dhe situate është nën kontroll.

·  Komuna Malishevë –Sipas drejtorit të DKMSH thuhet se niveli i ujit është përmirësuar gati tërësisht në të gjitha vendet që kanë qenë të bllokuara dhe të gjitha rrugët janë liruar për qarkullim, nëpër fshatra dhe qytetin e Malishevë përpos, segmenti për në fshatin Gurë bardh po përdoret rruga alternative dhe ura e liqenit ne fshatin Mirushë mbetet e pakalueshme.

·   Komuna Rahovec – Vërshime nuk kanë për momentin përpos ekipi i NJPZSH i cili nga mbrëmë është në intervenim në fshatin Fortesë ku uji ka depërtuar në 3 shtëpi banimi. Nuk ka të bllokuar, fshat apo rrugë qarkullimi në asnjë vend të Komunës së Rahovecit.

·  Komuna Dragash – Vërshime nuk ka dhe gjithçka është nën kontroll.

· Komuna  Mamushë – Intervenim i NJPZSH në dy shtëpi banimi gjatë natës së mbrëmshme në Mamushë dhe për momentin nuk kanë raste të tjera.

Deri në këto momente në Komunën e Prizrenit gjendja është stabile nuk ka vërshime, të reshurat e shiut janë ndalur, ekipet e NJPZSH-së dhe DKMSH janë në terren për ç’do ndryshim do të informoheni me kohë.

Rajoni  i Pejës

· Komuna Pejë: Nga P.K – Rajonale Pejë u njoftuam se pika kufitare “Kullë” është e kalueshme vetëm për automjete të vogla kuptohet të pajisur me pajisje dimërore (vështirësi kalimi), po ashtu vështirësi kalimi ka edhe në aksin rrugor Pejë – Rugovë, vlen të theksohet se rruga për në fshatin Kuqishtë ka vështirësi te mëdha kalimi ndërsa ne fshatra dhe qytet rrugët janë te kalueshme. Ndërsa nga komunikimi  Kompanisë për Mirëmbajtjen e Rrugëve është bërë  pastrimi i rrugëve në 60% të fshatrave (gjithsejtë 13 fshatra), bora ka arritur trashësinë 1.50cm dhe reshjet janë duke vazhduar të shoqëruara me shi.  Në kilometrin e 18 pas rrëshqitjes së dheut, është liruar rruga për qarkullim si dhe janë duke bere përpjekje që të pastrohet dhe të lirohet rruga për Stankaj. Probleme tjera të theksuara për momentin në komunën e Pejës nuk ka, pasi që edhe të reshurat janë ndërprerë dhe pritet përmirësimi i gjendjes.

· Komuna Istog ,nuk ka probleme të theksuara lidhur me të reshurat e as me qarkullimin e lirë dhe pa pengesa të qytetarëve. Për momentin situata është nen kontroll dhe pa probleme të theksuara.

·  Komuna Klinë: Situata është e mirë, pra të gjitha rrugët janë të kalueshme, deri sa  nga të reshurat e shiut ka filluar me shpejtësi rritja e nivelit të lumit “Drini” dhe disa prrockave. Situata në qytet ishte stabile ndërsa në disa fshatra kane filluar të vërshohen nga uji, kryesisht sipërfaqet bujqësore. Është raportuar se nga të reshurat janë të vërshuara disa restorante në fshatin Volljak, të cilat janë afër lumit Drini, por pa pasoja në njerëz. Ka vetëm depërtim të ujit në podrume të restoranteve. Të reshurat janë ndërprerë dhe situata është duke u stabilizuar, pritet të dalin komisionet për vlerësim demi dhe kontroll të detajuar të situatës.

· Komuna e Gjakovës :  Situata  është më e rënde. Nuk ka pengesa në pikat kufitare, ndërsa ka pasur disa pengesa në rrugët e qytetit nga vërshimi i ujit .Është raportuar se nga të reshurat  dhe dëmet në shtëpitë e banimit në lagjen “ Shote Galica” janë evakuuar 72 banorë, gjegjësisht 9 familje të cilët janë strehuar në Aeroportin ushtarak të Gjakovës.  Po ashtu është dashur të evakuohen 70 banore të fshatit Brekoc, të cilët janë strehuar tek te afërmit për momentin. Lumi  Krena ka krijuar disa probleme për banoret e asaj lagje të cilët është dashur të strehohen gjetiu. Vështirësi tjera në qarkullim dhe rrezikim nga të reshurat nuk ka. Janë venë në veprim ekipet komunale për qartësim situate dhe vlerësim dëmi, të cilat janë duke bërë përpjekje që të sanojnë situatën dhe të bëjnë një vlerësim gjithëpërfshirës te dëmeve për komunën e Gjakovës.

· Komuna Deçan: Në komunën e Deçanit të gjitha rrugët janë të kalueshme, trashësia e borës është diku 20cm, ndërsa sa i përket vërshimeve nga të reshurat e shiut nuk kemi deri në këto momente .Probleme dhe pasoja nga të reshurat nuk kemi të raportua, pos që ka përmbytur disa fusha bujqësore.

· Komuna Junik:  Situata  në Junik është stabilizuar ka pasur bllokim rrugëve në tri lokacione të ndryshme në fshatin Gjocaj, si pasojë e rrëshqitjes se një sasie të madhe të dheut gjatë reshjeve atmosferike të shiut ditëve të kaluara. Ekipet reaguese janë në këtë fshat duke bërë përpjekje për eliminimin e këtyre pengesave në rrugë. Janë raportuar një numër i madh i defekteve ne rrjetin e energjisë elektrike dhe si pasojë ka mungesë të energjisë elektrike në disa lokacione. Situata me të reshura është stabilizuar dhe pritet përmirësimi i situatës në tërësi. Përgjegjësit e drejtorive komunale kane dalë në teren për ta vëzhguar situatën për së afërmi dhe për të bërë një vlerësim demi ne komunën e Junikut

Regjioni i Mitrovicës

Ju njoftojmë se në regjionin e Mitrovicës: Komunat Mitrovicës, Vushtrri dhe Skenderaj gjendja aktuale është e qetë nga të reshurat atmosferike.

Gjendja ne komunat  Mitrovica e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok është normale , nuk kërcënohen nga rreziku i vërshimeve deri me datën e raportimit

Regjioni i Gjilanit

Nga kontaktet me drejtorët e drejtorive komunale në komunat e rajonit të Gjilanit gjendja paraqitet e qetë pa shqetësime, përveç dy intervenimeve ne Komunat Kamenicë dhe Ferizaj, në bodrume të shtëpive private.

Të gjitha të dhënat  për  gjendjen në Kosovë i keni edhe në linkun e faqes së Agjencisë se Menaxhimit Emergjent-AME MPB ;

https://ame.rks-gov.net/post/al-sq/144/ame-ja-ngrit-nivelin-e-gatishm-ris-n-nivel-komb-tar

dhe faqes zyrtare te Institutit Hidrometeorologjik  IHMK ,

http://ihmk-rks.net/?page=1,40,46

Njohësit e emergjencave kanë thënë se në rast se vazhdon të bie shi, siç është duke rënë tani, trendi nuk duket i mirë, duke marrë për bazë edhe paralajmërimet për motin në ditët në vijim.