21:27 / E Shtunë, 05 Maj 2018 / indeksADMonline

Gjendja e rëndë e Ferguson, konfirmohet edhe nga djali i tij

Sir Alex Ferguson, është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe thuhet se iu është nënshtruar një operacioni në tru.

The Times raporton se miqtë e Fergusonit kanë treguar se ai është ankuar për gjendje jo të mirë shëndetësore që nga e enjtja, ndërsa dje u shtrua në spital

Djali i Sir Alex, Darren Ferguson është menaxher aktual i Doncaster Rovers.

Ai humbi ndeshjën e së shtunës në ligë kundër Wiganit për shkak sic thotë ai ” është çështje e rëndë familjare”.

Ndërkohë BBC raporton se ish trajneri i United iu është nënshtruar një operacioni në tru dhe ka nevojë për kujdes intensiv deri ta marrë veten. /IndeksOnline/