75 Mall Live Search
19:49 / E Shtunë, 08 Janar 2022 / C E

Gjendja e rëndë me Covid-19, Italia vendos të mbyll stadiumet

Gjendja e rënduar me Covid-19 që ka kapluar Evropën ka bërë që shumë shtete të mendojnë në shtrëngimin e masave.

Italia ka vendosur që të jetë më e kujdesshme sa i përket shëndetit duke filluar zvogëlimin e numrit të tifozëve nëpër stadiume.

Asambleja e Ligës Italiane të futbollit për shkak të rasteve me Covid-19, ka vendosur të reduktojë nga 50% në vetëm 5 mijë tifozë.

Kjo situatë do të zgjas nga data 16 janar deri me 23 janar. /IndeksOnline/