75 Mall Live Search
15:44 / E Shtunë, 18 Prill 2020 / indeksADMonline

Gjendja e rëndë në Britani: 888 të vdekur nga virusi për 24 orë

Departamenti i Shëndetësisë i Mbretërisë së Bashkuar njoftoi se 888 persona kanë vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të kaluara.

Shifra e re është më e madhe se 847 viktimat e shënuara të premten dhe 861 të vdekurit e shënuar të enjten, shkruan “Metro UK”, transmeton Gazeta Express.

Ministri anglez i shëndetësisë, Matt Hancock, ka premtuar se shteti do t’i publikojë të dhënat për viktimat e reja brenda një kohe shumë të shkurtër, përfshirë të vdekurit në shtëpitë e kujdesit për persona të moshuar.

Premtimi i tij erdhi pas kërkesave për përfshirje të këtyre viktimave në numrin e përgjithshëm të të vdekurve për shkak të dyshimeve se ato po kalojnë pa u publikuar.