Gjendja e rënduar në klubin e Vëllaznimit, flasin kapiteni dhe menaxheri i klubit gjakovar

Klubi i KF Vëllaznimit që ka një traditë të gjatë në futbollin kosovar, po përballet me një krizë të madhe financiare.
Sot, ishte vet klubi gjakovar që përmes një postimi në “Facebook”, njoftuan se donatori i tyre nuk do t’i mbështet më dhe klubi mbetet nën mëshirën e fatit, shkruan IndeksOnline
Postimi i plotë i KF Vëllaznimit:
“Sot Shkelzen Gashi ka lajmëruar se nuk mund ta ndihmoj më Klubin për shkak të pandemisë.
Shkelzen Gashi nuk i ka kryer obligimet ndaj Klubit për muajin paraprak për të cilat i ka marrur oblim që nga dita e parë që do ti kryej obligimet për 3 muaj, këtë premtim e kishte bërë tek Kuvendit Komunal dhe Klubi.
Për shkak të kësaj situate, gjendja në klub është acaruar dhe në shenjë pakënaqësie dhe revolte, Lojtarët, Shtabi Teknik dhe Administrata e klubit kanë vendosur që ta bojkotojnë ndeshjen e radhës KF Dukagjini – Vëllaznini – dhe lojërat tjera të mbetura.
Kërkojmë nga Kuvendi Komunal dhe të gjithë dashamirët e klubit të na gjinden pranë në këto momente të vështira për Klubin.
KF Vëllaznimi”.
Për këtë rast, IndeksOnline ka biseduar edhe me menaxherin e klubit të Vëllaznimit, Besnik Gojani, ku tha se klubi pret mobilizim nga gjithë donatorët.
“Presim mobilizim nga gjithë simpatizantët, bizneset dhe bashkëatdhetarët”, tha shkurt Gojani.
E për të shikuar se a janë të pajtimit për vendimin e publikuar nga klubi i qytetit të kulturës, se stërvitjet dhe ndeshjet të bojkotohen, ne kemi marrur edhe një përgjigje nga kapiteni i “Kuqezinjëve”, Ardit Vokshi.
Ai tha se pajtohet me deklaratën e lëshuar nga klubi. Madje kur u pyet se a pajtohet që t’i bojktojnë seancat stërvitore me klubin dhe ndeshjet, Vokshi u përgjigj me “PO”.
“Po pajtohem, kjo gjendje ka ndikuar edhe në përformancën e klubit”, tha ai.
Kujtojmë se edhe sezonin e kaluar, klubi gjakovar kishte probleme të tilla me donatorët./IndeksOnline/