Gjendja e të infektuarve me COVID19 në Vushtrri është stabile

Momentalisht në Kosovë janë 985 raste të konfirmuara positive me COVID19, ndërsa janë shëruar 736 pacientë.
Vushtrria është komuna e 9-të sa i përket numrit të rasteve, me 43 të infektuar, e një vitimë, transmeton Indeksonline.
Drejtori i Shëndetësisë, Sylejman Meholli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se gjendja e të infektuarve është stabile.
Ky është postimi I plotë:
Sot shërbimin ynë i urgjencës, duke respektuar masat mbrojtëse dhe protokollet, ka vizituar të gjitha rastet dhe familjet e komunës tonë të prekura nga Corona virusi Covid 19.
Pacientëve ju janë matur temperatura dhe parametrat vital, ku gjitha kanë rezultuara në vlera normale referente dhe gjendja e tyre shëndetësore ishte stabile. Gjatë vikendit por edhe sot sipas nevojës i kemi furnizuar me terapi simptomatike dhe mjete mbrojtëse (maska, dorëza, alkool).
Me ekipet
tona po vazhdojmë të jemi afër dhe në shërbim të secilit qytetarë karshi
kapaciteve e mundësive që kemi! Të gjithë të prekurëve nga virusi ju dëshirojmë
shërim të shpejtë. Së bashku duke respektuar masat parandaluese do ta kalojmë
së shpejti me shëndet edhe këtë sfidë!