Gjendja e të plagosurit në Istog vazhdon të jetë e rëndë

Një person është plagosur dje me armë zjarri në Istog. I plagosuri është transferuar menjeherë për trajtim në Qendren Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Por gjendja e tij vazhdon të jetë e rëndë.
Drejtori i Emergjencës Naser Syla, ka thënë për Indeksonlinen se gjendja e tij vazhdon të jetë e rëndë.
“I plagosuri është në gjendje të rëndë. Për momentin është në sallë të operacionit, po i nënshtrohet një nderhyrjeje kirurgjike”, tha ai.
Ndryshe në lidhje me rastin është arrestuar zyrtari policor Fatjon Hoti, i cili nga pakujdesia kishte plagosur personin, i cili tashmë është në gjendje të rëndë.
Polici nga fshati Dubravë i cili është dhe familjar me të plagosurin, e ka qëlluar atë një ambient privat./Indeksonline/