08:04 / E Diele, 01 Tetor 2017 / indeksADMonline

Gjendja e tensionuar në Katalonja

Policia e Gardës Civile spanjolle krijoi trazira në një qendër të votimit, në kohën kur udhëheqësi rajonal katalanas Carles Puigdemont ishte paraparë të votonte në referendumin mbi pavarësinë katalanase në Spanjë, e cila është shpallur e paligjshme nga Madridi.

Policia duke përdorur sëpatë goditi një dritare në qendrën sportive që përdoret si qendër votimi në provincën e Girona, transmeton AktivPress.

Transmetimet e drejtpërdrejta të televizionit shfaqën policinë me beretë të zeza dhe mburoja që dilnin nëpër vendvotime, në kërkim të kutive të votimit, ndërsa votuesit shiheshin me grushtat e ngritura në ajër, duke kënduar në mënyrë të pafundme himnin katalanas.

Puigdemont kishte njoftuar se do të votonte në qendrën e votimit pranë Girona në orën 09:30 të mëngjesit, por nuk kishte asnjë shenjë të tij në pamjet televizive./AktivPress