75 Mall Live Search
22:07 / E Hënë, 27 Dhjetor 2021 / OSH

Gjendja e trevjeçarit të lënduar nga zjarri në Ferizaj vazhdon të jetë e rëndë

Mbrëmjen e së shtunës, një shtëpi në komunën e Ferizajit, është përfshirë nga zjarri, nga ku dhe ka pësuar lëndime trupore një fëmijë trevjeçar.

Gjatë ditës së djeshme, mjekët raportuan se gjendja shëndetësore e fëmijës ishte e rëndë, për shkak se ka pësuar djegie në mbi 75 përqind të sipërfaqes së trupit.

Në gjendje akoma më të rëndë trevjeçari ka qenë gjatë ditës së sotme, të cilin mjekët arritën ta rikthejnë dy herë në jetë.

Anesteziologu, Damir Haxhitasimi për Klankosova.tv bëri të ditur se edhe sot gjendja e fëmijës është shumë e rëndë.

“Gjendja e tij është tepër e rëndë, kemi pas shumë probleme gjatë ditës. Kjo gjendje e tij vjen prej shkallës së lartë të djegies që ai ka përjetuar, diku në mbi 75 përqind të sipërfaqes së trupit. Kudo që trajtohet, si këtu, si jashtë vendit, gjendja e tij është prapë e rëndë. Sot dy herë kemi arritur me e rikthy në jetë, ka pasur probleme të mëdha”, u shpreh ai.