Gjendja emergjente e energjisë elektrike, Bulliqi merr një vendim të rëndësishëm

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka marrë vendim që për një kohë të pacaktuar të ndalet ndriçimi publik jashtë zonës urbane të komunës, me qëllim të kursimit të energjisë elektrike për ekonomitë familjare, raporton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Duke qenë të vetëdijshëm për krizën energjetike në të cilën ndodhet vendi me reduktimet e shpeshta të energjisë elektrike dhe shpalljes së gjendjes emergjente të energjisë elektrike nga ana e Qeverisë së Kosovës, kam marrë vendim që për një kohë të pacaktuar(deri në përmirësim të situatës)të ndalet ndriçimi publik jashtë zonës urbane të komunës, me qëllim të kursimit të energjisë elektrike për ekonomitë familjare.
Duke uruar e shpresuar të përmirësohet shpejt situata e energjisë elektrike në vendin tonë, ju lus për mirëkuptim!