10:15 / E Martë, 27 Tetor 2020 / A. M.

Gjendja epidemiologjike me rastet e koronavirusit, në Kosovë

Ngritja e lakores së shifrave me COVID-19 në Kosovë mbetet alarmante.

Vetëm gjatë 24-orëve të fundit, të dhëna këto të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, janë shënuar 205 raste të reja me koronavirusin, njofton Klan Kosova.

Nga këto të dhëna rezulton se raste aktive me COVID-19 janë 2 mijë e 332

Ndërkaq, vetëm në Komunën e Prishtinës janë 941 raste aktive me COVID-19. Këo shifra janë publikuar nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

E shkak i COVIDIT-19, sipas kësaj pasqyre vetëm në Komunën e Prishtinës kanë vdekur 83 persona, kurse janë shëruar 4 mijë e 851 të tjerë.

Hoti ka publikuar pasqyrën epidemiologjike me raste aktive të virusit COVID-19 nëpër komuna të Kosovëa, që nga 13 marsi e deri më 25 tetor.

E në total numri i rasteve pozitive që nga 13 marsi në Prishtinë është 5 mijë e 875 raste me COVID-19.

Pas Prishtinës, me më së shumti raste aktive është Komuna e Gjilanit me 220 sosh, ndërsa 60 raste janë në Komunën e Ferizajt.