75 Mall Live Search
12:15 / E Shtunë, 27 Nëntor 2021 / MSH

Gjendja me Covid-19 në QKUK dhe spitalet rajonale

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet rajonale po trajtohen 14 pacientë me COVID-19 dhe 30 të tjerë me post-covid.

Sipas raportit të ShSKUK-së, 14 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi ndërkaq në mjekimin intensiv nuk asnjë pacient.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 6 pacientë;

Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë, post-covid;

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë;

Spitali i Gjakovës, 5 pacientë;

Spitali i Pejës, 6 pacientë;

Spitali i Ferizajt, 1 pacient.