75 Mall Live Search
17:12 / E Martë, 31 Gusht 2021 / AR

Gjendja me Covid-19, Policia me inspektime edhe në aeroport

Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm për Operativë i Policisë së Kosovës Fehmi Hoti, i shoqëruar nga stafi menaxherial i departamentit të kufirit gjatë ditës së sotme ka bërë vizitë në Aroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Policia e Kosovës është duke u angazhuar maksimalisht në terren për realizimin planifikimeve operacionale në lidhje me vendimet e fundit të institucioneve të Republikës së Kosovës si dhe respektimin e masave për pandeminë COVID-19.

Vizita dhe inspektime të tilla nga menaxhmenti i lartë si dhe nga Njësia për Inspektim në kuadër të PK-së do të bëhen në vazhdimësi me qëllimin e vetëm që të gjithë së bashku të angazhohemi për ruajtjen e shendetit publik.