Gjendja në Deçan, kryetari Ramosaj në konferencë për media

Për gjendjen në Komunën e Deçanit ku u helmuan mbi 1500 qytetarë, sërish do të flet kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj.
Ai në ora 16:00 do të mbajë konferencë për media ku do të flet për situatën e krijuar, shkruan Indeksonline.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar përfaqësues të mediave të shkruara dhe elektronike, ju njoftoj se, për situatën e krijuar rreth helmimit të qytetarëve të komunës sonë, sot dt.15.07.2021, në ora 16:00 do të mbahet konferencë për media, në sallën e katit të tretë në objektin e komunës së Deçanit.
Gjithë të interesuarit rreth kësaj teme, jeni të ftuar të jeni pjesë e kësaj konference!