75 Mall Live Search
09:14 / E Martë, 29 Korrik 2025 / Z S

Gjendja në pikat kufitare të Kosovës, pritje deri në 20 minuta

Mëngjesin e sotëm nuk janë raportuar pritje të mëdha në pikat kufitare të Kosovës.

Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritje deri në 20 minuta janë regjistruar në dalje nga Jarinja.

Ndërsa, në pikat e tjera kufitare, si për të hyrë në Kosovë, ashtu edhe për të dalë, pritjet arrijnë deri në 5 minuta.