75 Mall Live Search
08:09 / E Premte, 26 Gusht 2022 / B O

Gjendja në vendkalimet kufitare, pritje të gjata në dy pikë kalime

Pas qëndrimit në pushimet e verës, shumë mërgimtarë edhe mëngjesin e sotëm ia kanë mësyrë vendeve perëndimore.

Gjatë kalimit nga Kosova për në shtetin fqinj Serbi, ata edhe sot në mëngjes po përballen me kolona dhe pritje deri në një orë e gjysmë, por pritjet janë dukshëm më të shkurta se mbrëmjen e së enjtes, kur është prit deri në pesë orë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, sot njofton për pritje më të gjatë në pikë-kalimin kufitar në Merdar, atje pritjet në dalje nga Kosova janë deri në një orë e 30 minuta dhe gjatësia e kolonave të makinave është mbi 500 metra.

Pritje e kolona ka edhe në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë. Në këtë pikë pritjet për dalje janë nga 40 deri në 50 minuta, kurse në hyrje nuk pritet fare.