Gjendja shëndetësore e Fatos Nanos tejet kritike, mbërrin në Tiranë edhe një ekip mjekësh nga jashtë

Orë kritike për shëndetin e ish-kryeministrit Fatos Nanos, i cili po lufton për jetën pas 11 ditësh në reanimacion.
Gazetarja e Top Story-t ka mundur të mësonte nga mjekët e spitalit privat ku ai po mjekohet, se gjendja e tij mbetet kritike, shkruan TopChannel.
Mjekët thonë se problem konsiderohet rizgjimi si organi me vulnerabël, si pasojë e hypoksisë së zgjatur në kohën e arrestit kardiorespirator.
Ndërkohë në spitalit privat në Tiranë, ka mbërritur dhe një epik i specializuar mjekësor i huaj, që po monitoron gjendjen shëndetësore të liderit historik të PS-së.