Gjendja shëndetësore e Talat Xhaferit është stabile, mjekët i rekomandojnë të pushojë

Nga Kabineti i kryeparlamentarit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, kanë njoftuar se gjendja shëndetësore e tij është stabile, por për shkak të fushatës intensive, mjekët i kanë rekomanduar të pushojë për një kohë.
“Gjendja shëndetësore e kryetari të Kuvendit, zotëri Talat Xhaferi është stabile. Meqë ka pasur aktivitete intensive gjatë fushatës zgjedhore, pas rekomandimeve të mjekëve i nevojitet pushim dhe qetësi”, njoftojnë nga Kabineti.
Xhaferi dy herë e ka bërë testin për Kovid-19, por ka rezultuar negativ, megjithatë ka pjesëtarë të tjerë të partisë së tij, Bashkimit Demokratik për Integrim si ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi dhe ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi që kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19./TV21