20:46 / E Hënë, 02 Gusht 2021 / AR

Gjendje alarmante me zjarre në Suharekë

Zjarret në Komunën e Suharekës nuk kanë të ndalur që nga dita e djeshme.

Tashmë zjarri është përhapur në disa vende, ku shpërndarjes po i kontribuon edhe moti i nxehtë e era e fortë, shkruan Indeksonline.

Mësohet se zjarri ka kapluar edhe pyjet mbi fshatrat Vraniq dhe Buzhalë.

Se gjendja atje është e rëndë, ka konfirmuar edhe kryetari Bali Muharremaj.

Gjendjen e kemi të rëndë, por jemi duke u munduar që ta kontrollojmë. Kemi kërkuar ndihmë edhe prej FSK-së, por i kemi kapacitetet shumë të vogla, ku kemi vetëm 12 zjarrfikës. Temperaturat janë të larta por përveç temperaturave kemi edhe një erë të fortë gjë që e ndihmon rritjen e zjarrit”, është shprehur Muharremaj në Klan Kosova.

I pari i Komunës së Suharekës thotë se ende nuk dihet për shkakun e zjarrit, por që hetuesia janë duke e bërë punën e tyre teksa thotë se ndihmë kanë kërkuar edhe nga Mamusha dhe Prizreni./Indeksonline/