75 Mall Live Search
23:22 / E Premte, 20 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Gjendje alarmante në Gjilan, qytetarët furnizohen me ujë të zi

Banorët e Gjilanit janë duke pasur probleme pasi po kanë reduktime sa i përket furnizimit me ujë.

Një banor i kësaj komune i ka treguar Indeksonline se përveç reduktimeve, ata po furnizohen me ujë të zi.

Duke e ditur gjendjen alarmante të Liqenit të Përlepnicës, institucionet duhet të bëjnë hapa të shpejtë dhe konkretë për të furnizuar më ujë dhe për të përmirësuar cilësinë e ujit.

Liqeni i Përlepnicës furnizon një pjesë të madhe të Anamoravës./Indeksonline/