Gjendje alarmante në Slloveni, situata më e rëndë prej se ekziston si shtet

Sllovenia po përballet me situatën më të rëndë të ndezjes së zjarreve prej se ekziston si shtet. Ky lajm është dhënë nga Ministri slloven i Mbrojtjes Marjan Šarec.
Shumë vatra zjarri janë ndezur në qytete e fshatra dhe po përhapen në masë të madhe për shkak të erërave që po fryejn, shkruan Indeksonline.

Kroacia, Sllovakia, Italia e Austria i kanë ofruar ndihmë Sllovenisë duke i dhënë edhe zjarrëfikës të tyre në përpjekjet për të menaxhuar situatën e krijuar.

Zjarri nuk po kërcënon vetëm pjesën sllovene të rajonit të Krasit, por po përhapet edhe në anën italiane.

Ushtria sllovene njoftoi se përdori gjysmë milioni litra ujë për të shuar zjarrin, por që nuk janë arritur rezultate të kënaqshme.

Ekspertët paralajmërojnë rreziqe në trafikun ajror për shkak të dendësisë së tymit të krijuar nga zjarret./Indeksonline/
