11:05 / E Martë, 23 Mars 2021 / AR

Gjendje e rëndë në Spitalin e Gjilanit, për 24 orë vdesin 3 persona nga Covid-19

Burime të Indeksonlinet tregojnë që gjatë 24-orëve të fundit, në Spitalin e Gjilanit kanë vdekur edhe tre persona nga Covidi-19.

Gjendja me koronavirusin në atë spital është mjaft e rënduar.

Kështu u shpreh për Indeksonlinen drejtori i spitalit, Nisret Hajrullahu.

Ai tha se aktualisht janë 102 pacientë të shtruar.

“Aktualisht janë 102 pacientë të shtruar në spital në të gjitha njësitë përkatëse të Covidit. Është rritur shumë numri i të shtrfuarëve, i shpërndarë në gjashtë njësi të Covidit të riorganizuara të reparteve të ndryshme të spitalit”, u shpreh ai.