75 Mall Live Search
13:01 / E Martë, 02 Korrik 2019 / indeksADMonline

Gjendje e tmerrshme e tualeteve në shkollën ‘Shtjefën Gjeqovi’ në Janjevë

Tualetet në shkollën ‘Shtjefën Gjeqovi’ e cila gjendet në Janjevë janë në gjendje të tmerrshme, të cilat ngjasojnë në skena të filmave hororr.

Madje kjo gjë u dokumentua edhe përmes disa fotografive të cilat i publikoi së fundi aktori, Çun Lajçi.

Madje ai shkroi edhe disa vargje, ku tha se fëmijët e kryeministrit, të ministrit të arsimit e të tjerë nuk vijojnë mësimet në këso shkolla, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Janjevë

Atë Shtjefen Gjeçovi, na fal që kjo shkollë

me këso tualetësh mban emnin tand!

E arkeolig ishe, teolog, shkrimtar, etnograf e çka s’ishe!

* Eh more Kryeministër!

Fëmijët tu as t’ministrit t’arsimit, nuk shkojnë n’këso shkollash, se ju s’jetoni me Neve!

E pra, edhe këta fëmijë t’Janjevës kanë shpirt si fëmijët tuej e duen shkollim, por jo n’këso kushtësh e n’ket m…t

Turp i madh!

Janjevë, 02.07.2019