Gjendje e tmerrshme nga mbeturinat, në Prishtinë
Tuneli në rrugën “UÇK” është mbushur me mbeturinat, shkruan Indeksonline.
Ndonëse në këtë rrugë ka kontinjer, por në fotografi shihet se ata janë të mbushur me bërllok.

Në fotografi shihet se në tërë trotuarin ka qese të mëdha që kanë hedhur qytetarët.
E Komuna e Prishtinës duket se nuk është duke u marrë me këtë çështje./Indeksonline/
